Kujdes nga konsumimi i alkoolit, OBSH: Ja çfarë shkakton tek gjinia femërore

by editor

Festat shoqërohen gjithmonë duke ngritur një gotë me pije alkoolike, e këtij riti shpesh i bashkohen dhe gratë të cilat nuk e dinë se pirja e alkoolit është faktor kryesor rreziku për kancerin e gjirit.

Advertisements

Ekspertët e OBSh kanë ngritur shqetësimin se ndërgjegjësimi i ulët për këtë lidhje paraqet një pengesë të rëndësishme për parandalimin e kancerit dhe një sfidë për shëndetin e grave në të gjithë Evropën.

Advertisements

Sipas një studimi të fundit, 79% e grave në 14 vende evropiane nuk janë të vetëdijshme për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Ekspertët thonë se për gratë, kanceri i gjirit është kanceri primar i shkaktuar nga alkooli, duke përbërë 66% të të gjitha rasteve të kancerëve që i atribuohen alkoolit.

Hulumtimet tregojnë se edhe nivelet relativisht të ulëta të konsumit të alkoolit mund të kontribuojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit që i atribuohen alkoolit në Evropë nuk janë për shkak të pirjes së tepërt. 1 e 3 e rasteve të reja çdo vit janë për shkak të pirjes së barabartë me deri në 2 gota të vogla verë në ditë.

Ekspertët e OBSH, kërkojnë nga vendet e Rajonit Evropian të mbrojnë popullsinë e tyre nga kanceret që i atribuohen alkoolit, dhe të bëjnë të mundur përmbushjen e objektivit për të parandaluar me 25% vdekshmërinë e parakohshme nga kanceri dhe sëmundjet e tjera jo të transmetueshme deri në 2025.

Sjelljet e shëndetshme mund të parandalojnë 4 në 10 raste të reja të kancerit.

You may also like