Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje lidhur me shtyrjen e seancës për të dënuarin me burgim të përjetshëm Sokol Mjacajn, i cili vrau në ambientet e burgut të Peqinit Arben Lleshin.
Advertisements
Duke folur për “Breaking”, Hoxha tha se seanca e cila ishte planifikuar të mbahej me dyer të mbyllura, ku do të shqyrtohej kërkesa e tij për të mos vuajtur dënimin në regjimin e posaçëm ‘41 Bis’, aty ku u izolua menjëherë pas krimit të rëndë.
Advertisements
Mjacaj pretendon se nuk duhet që të vuaj dënimin në këtë strukturë, pasi nuk i përket një grupi të strukturuar kriminal. Por kujtojmë se në ditën kur ai kreu vrasjen, ishte urdhëruar që të kalonte pikërisht në ’41 bis’, një urdhër i dhënë nga ministri Ulsi Manja, pasi ai konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe se kishte komunikim me persona jashtë mureve të qelisë.
“Vrasja e Lleshit dyshohet se është një vrasje me pagesë. Bëhet me dije se Mjacaj pas këtij krimi kaloi në ‘41 biss’ dhe u vendos një tjetër dënim për të, që do duhet të zbardhet tashmë se kush janë personat që e kanë urdhëruar ekzekutimin. Çështja është shtyrë për shkak se mungonte avokati i tij mbrojtës”, tha Hoxha.