SPAK do të hetojë “21 Janarin”, gruaja e Aleks Nikës: E drejta fiton gjithmonë. Kam kallëzuar gjithë zinxhirin komandues, nga Sali Berisha deri te më i vogli

by editor

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika një prej viktimave të “21 Janarit” ka folur për mediat, pasi Prokuroria e Posaçme vendosi të hetojë këtë ngjarje, gjë që ishte kërkuar me ngulm nga familjarët e viktimave.

Ajo u shpreh se e drejta gjithmonë fiton dhe se e prisnin këtë vendim, duke shtuar se ajo ka kallëzuar gjithë zinxhirin komandues të asaj kohë, duke nisur nga Sali Berisha.

“E prisnim, sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresoj që të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu sic e meriton.

Kam kallëzuar gjithë zinxhirin, që nis nga Berisha e deri tek më i vogli,” tha ajo.

You may also like