Një student i Akademisë së Policisë së Shtetit dhe një qytetar kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta polici Dedë Ndërshtiqa si dhe një person ende i paidentifikuar.
Advertisements
Dyshohet se kanë qenë disa persona që janë përfshirë në këtë përplasje me armë zjarri.
Forca të shumta të policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendngjarjes. Nuk dihet gjendja shëndetësore e dy të plagosurve.
Lajmi në përditësim…