Tre nxënës e dy të rritur kanë mbetur të vdekur në një aksident mes një autobusi shkolle dhe një kamioni në Ilinois të SHBA-së. Në mesin e nxënësve të vdekur janë një vëlla e motër, dhe një djalë tjetër 3-vjeçar, raportoi AP-ja.
Advertisements
Policia ka bërë të ditur se të dy veturat u përfshinë nga flakët pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit në Rushville, një komunitet i qarkut Schuyler. Të katër personat në autobus dhe shoferi i kamionit mbetën të vdekur.
Advertisements
Mjeku ligjor i qarkut i identifikoi fëmijët si Maria Miller 5-vjeçare, Andrew Miller 3-vjeçar, dhe Noah Driscoll 3-vjeçar, të gjithë nga Rushville, bëri të ditur policia e shtetit. Maria dhe Andrew Miller ishin motër dhe vëlla, konfirmoi mjekja ligjore e qarkut të martën.