“Rritur jetime me nënën gjallë”/ Shpërthen Sara: O njerëz, mamaja s’më ka braktisur…

by editor

Para disa ditësh Sara ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj, ku ka folur më shumë rreth dhunës së babait dhe rritjes larg nënës së saj në moshën 2-vjeçare. Por mesa duket kjo e fundit është kuptuar nga fansat si një braktisje e Sarës nga nëna e saj.

Advertisements

Në një Instastory ajo ka sqaruar për ndjekësit se kur ajo ka qenë në moshën 2-vjeçare, nëna e saj ka emigruar për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë.’E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe.

Advertisements

Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze’, ka shkruar Sara.

Advertisements

You may also like