Nuk i pëlqeu mishi që iu servir, shqiptari plagos me thikë shefin e kuzhinës

by editor

Nuk kanë qenë të pakta herët kur kemi dëgjuar për konflikte të përgjakura për asrye nga më banale.

Advertisements

I tillë ështe rasti i një 65-vjeçari në Selanik të Greqisë, i cili plagosi me thikë shefin e kuzhinës, pasi nuk i pëlqeu mishi që i kishin servirur në restorant.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars në një restorant në Selanik, kur 65-vjeçari shqiptar humbi kontrollin nga nervat se mishi që iu servir nuk ishte i shijshëm.

Sipas shqiptarit mishi që i servirën në restorant ishte i gatuar një ditë më parë.

Pas ngjarjes emigranti shqiptar u arrestua, ndërsa sot ai është paraqitur para Gjykatës në Selanik për tu njohur me masën e sigurisë.Ndaj 65-vjeçari rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”.

You may also like