Kod unik për çdo banesë, hotel e pallat, Balla prezanton ligjin për sistemin e adresave

by editor

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka prezantuar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ligjin për sistemin e adresave të ndërtesave në të gjithë vendin.

Advertisements

Në një konferencë për gazetarët, Balla u shpreh se do të krijohet një regjistër më kode unikë për çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend.

Advertisements

Ai bëri me dije se do të punohet fillimisht me Google, ku qytetarët duke aksesuar kodin e institucionit ku duan të shkojnë, do të aksesojnë adresën e saktë të vendit.

“Ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për tu drejtuar në adresën që do të shkojë”, tha Balla.

Balla: “Një prej vendimeve të marra sot ka të bëj me ligjin për sistemin e adresave, bëhet fjalë për krijimin e një regjistri unik të adresave unike. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore do të kemi një regjistër unik ku do te referohen të gjithë institucionet shtetërore, nën kontrollin ministrisë së brendshme.

Po ashtu, çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend do të ketë një kod unik i pa replikushëm në bashki të ndryshme dhe kjo na mundëson ti japim zgjidhjeve problematikave për ofrimin e shërbimeve, lehtësimin e mbërritjes në adresë jo vetëm të shërbimit postar por edhe turistëve. Një prej problematikave që kanë ngritur turistët, u mundësojmë që përmes këtij kodi unik të jenë lehtësisht i arritshme.

Është një mundësi për çdo qytetare qe ka një problematikë më një adresë. E ftoj Kuvendin ta miratoje sa më shpejt për të përmirësuar këtë sistem. Çdo familje do ta ketë banesën më një kod unik, i cili të drejton menjëherë sapo vendos kodin. Ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për tu drejtuar në adresën që do të shkojë”.

You may also like