Më 14 Mars zgjohen zanat e Pranverës, gojëdhëna për Ditën e Verës! Pse kremtohet më shumë në Elbasan dhe si festohet në qytete të ndryshme

by editor

Në lashtësi, sipas Kalendarit Julian, marsi ishte muaji i parë i vitit. Në Evropë, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos Kalendari Gregorian në vitin 1582

Advertisements

Por, në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian.

Advertisements

Pra, nëse viti kalendarik fillon me marsin, ka kuptim që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori.

Edhe muajt e tjerë kanë lidhje me bujqësinë. Qershori është muaji i Qershive dhe Korriku, muaji i korrjeve. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme.

“Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër, në nderim të perëndive të luleve, të shelgjeve.

Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticellit. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”

Ky është në fakt përkufizimi poetik i Faik Konicës për Ditën e Verës.

Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Ka të bëjë me ringjalljen; me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin, në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë.

Thuhet se ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtë) dhe festohet më 14 mars.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.

Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.

Por Elbasani, ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndihet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.

Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballakumeve.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë.

Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

“Verore” quhet byzylyku prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Edhe në Dibër fëmijët ndezin zjarre në mbrëmje. Por një tjetër karakteristikë e veçantë është se njerëzit atje zgjohen herët “për të mbyllur dyert”, një rit pagan ky i festimeve.

Në Skrapar gatimi i Ditës së Verës është lakror me hithra. Qyteti i Pogradecit e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe.

Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Në Korçë festohet nga disa në 1 Mars e nga të tjerë në 14 Mars. Përgjithësisht datat

You may also like