Vranë me thikë Grei Bihucin, gjykata merr vendimin për dy autorët, ja çfarë dëshmuan para togave të zeza

by editor

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur tre ditë më parë në qendër të qytetit, ku mbeti viktimë 19- vjeçari Grei Bihuci dhe u plagos shoku i tij, Olsi Serjanaj.

Advertisements

I mituri Klajdi Muka ka qënë i shoqëruar në seancë nga babai i tij dhe psikologia Kamela Xhafaj. Në dëshmitë ë tyre ata kanë deklaruar se sherri qe çoi ne vrasjen e Grei Bihucit ka nisur ne dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çeles pasi ky i fundit i kishte marre një thike dhe nuk ja kishte kthyer ne kohe.

Advertisements

Kur Floriani i ka marre thikën Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse ne deklaratën e tij Floriani thote se nuk “bërëe debate”.

Per kete arsye ka nisur nje armiqësi mes Mukës dhe Auron Çeles ku ky i fundit ka kërkuar te hakmerret. Cela i ka kërkuar Mukes te takoheshin serish ne dt10.03 nje dite para vrasjes dhe bashke me te ishte edhe Nebi Alimadhi. Ky i fundit sipas Çeles e ka fyer dhe kapur për veshi Florianin.

Ditën tjetër te rinjte jane takuar serish. Dy grupe tashme ku me Florianin ishte edhe kushëriri i tij ndërsa me Auron Çelen ishte Nebiu, Olsi Serjanaj, viktima dhe nje person tjeter i paidentifikuar.

Sipas deklarimeve ta para ne prokurori Nebiu e qelloi me grusht dhe me pas nisi nje konflikt fizik. Sipas Mukes grupi i Çeles ne te cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar atë dhe kushëririn e tij. Per këtë arsye Muka ka nxjerre thikën dhe e ka drejtuar nga te rinjtë duke qëlluar Grei Bihucin pa ditur sic thote ai, se do ta plagoste per vdekje. Me pas thote Muka “jam larguar me vrap poshtë urës dhe kam ndaluar kur dëgjova sirenat e policisë.

You may also like