Detaje nga atentati në Shkodër, policia shoqëron 7 persona, makina e përdorur në ngjarje me numër shasie të fshirë

by editor

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër.

Advertisements

Të paktën 7 persona janë shoqëruar në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës si të dyshuar për atentatin ndaj punonjësit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjin Nika. Hetuesit i kanë verifikuar dhe më pas janë lënë të lirë.

Për ngjarjen, policia e ka një të dyshuar por ende nuk ka arritur të siguroje prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë. Nga verifikimi i makinës se djegur rezulton se i përket markës Ford dhe nga këqyrja hetuesit kanë konstatuar se numri i shasisë rezulton i fshirë.

Advertisements

Nga gjithë veprimet hetimore hetuesit kanë bindjen se autorët janë amatorë.

Ky konkluzion ka ardhur pas veprimeve të kryera dhe mënyrës se si kanë shtënë drejt policit dhe kunatit të tij. Ndërkohë, makina e punonjësit të policisë e cila ka shpërthyer në flakë ka ardhur si pasojë e plumbave pasi automjeti ishte Benzinë gaz.

You may also like