“Ai do një të shtyrë, po s’ka kush e shtyn”, analisti tregon skemën se si ‘rrëzohet’ Rama: Vendi gjendet në një situatë paradoksale

by editor

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në një studio televizive, se vendi gjendet në një situatë paradoksale kur qeveria është bjerë por nuk ka kush e rrëzon kryeministrin Rama.

Advertisements

Ai ka theksuar se opozita merret me përçarjen brenda saj dhe nuk fokusohet ndaj rezistencës që duhet t’i bëjë qeverisë.

Advertisements

“Rama mund të bëjë rehat edhe në zgjedhje të parakohshme, Rama është paradoksalisht më dobët se kurrë por edhe më pa i rrëzueshëm se kurrë.

Ky është paradoksi ku është futur vendi. Qeveria, pushteti është bjerrë nuk qëndron dot në këmbë, problemi është se nuk ka kush e rrëzon. Kjo është situatë absurde.

Në situatën ku jemi, Rama do vetëm një të shtyrë por s’ka kush e shtyn atëherë është shumë e rëndësishme të diskutosh për këta që duhet ta shtyjnë të cilët nuk po e shtyjnë por shtyjnë njëri-tjetrin”, është shprehur Mërtiri.

You may also like