Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia dhe FSHN “blindon” hyrjen e qytetit, në kërkim të …

by editor

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune (16 mars).

Në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës.

Advertisements

Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Advertisements

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim krahas sendeve të kundraligjshme edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit.

Advertisements

Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.

You may also like