Pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Policia e Fushë Krujës dhe FNSH kanë zbritur në terren për të ushtruar kontrolle. Në ‘sitë’ makinat e shtrenjta dhe me xhama të zinj. Kontrolle edhe në qytetin e Vlorës.
Advertisements
Pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Policia e Fushë Krujës dhe FNSH kanë zbritur në terren për të ushtruar kontrolle. Në të gjitha akset nacionale të këtij rrethi janë ngritur postblloqe dhe në ‘sitë’ kanë kaluar makina të shtrenjta dhe me xhama të zinj.
Advertisements
Në fokus të kontrolleve është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave në kërkim dhe personave që lëvizin me arme apo sende të kundraligjshme.
Edhe Policia e Vlorës, e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka dalë në terren për kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta. Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim të lëndëve narkotike.
Efektivë të Komisariatit Krujë të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur postoblloqe në akset nacionale që përshkojnë këtë rreth.
Këto postoblloqe vijnë fill pas vrasjes se Gentian Bejtes dhe në fokus të tyre është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave në kërkim dhe personave që lëvizin me armë apo sende të kundraligjshme.