“Dikush e ka tradhtuar”, gazetarja zbardh detaje nga ekzekutimi i Gentjan Bejtjas: E vranë për …

by editor

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga vrasja e Gentian Bejtjës në Fushë Krujë, duke bërë të ditur se pak orë para se të ndodhte ngjarja, e gjithë zona rreth banesës së tij ka qenë pa drita.

Advertisements

Sipas gazetares, dyshohet se janë fikur dritat nga autorët që kamerat e sigurisë të mos regjistronin lëvizjet e tyre para, gjatë dhe pas krimit.

Advertisements

“Sipas dëshmitarëve okularë, dyshohet se dy kanë qëlluar, ndërsa dy nuk kanë vepruar. Njëri ka qëndruar në makinë për t’u përgjigjur nëse do të kishte kundërsulm.

Në një pjesë të mirë të kohës para se të ekzekutohej, nuk ka patur drita në të gjithë zonën. Hyrje daljet, lëvizjet e autorëve, nuk janë regjistruar. Mbase kanë bashkëpunuar për të fikur dritat.

Që nga moment i atentatit të 4 korrikut 2023 deri më tani ka qenë në kërkim nga policia për të dhënë deklarime, dhe ai nuk qëndronte në shtëpi. Ai fshihej në një bazë të një grupi kriminal shumë të njohur në Lezhë. Në Nikël ishte shumë i kujdesshëm dhe fakti që autorët kanë shkuar pikërisht kur ai arriti në pragun e derës, tregon se dikush e ka tradhtuar atë.

Mendoj se ai ishte një person që u vra për t’i mbyllur gojën sepse ishte person që ndërthurte shumë ngjarje kriminale”, tha Lala.

You may also like