Doris rrëfen sakrificat për lidhjen me Albi Nakon: Ika nga shtëpia pa lejen e babait

by editor

Albi Nako dhe partnerja e tij, Doris kanë ndarë historinë e tyre të dashurisë. Të ftuar në “S’e luan topi”, balerini ka treguar se babi i saj nuk ishte dakort që ajo të lidhej me dike më të madhe në moshe dhe për këtë arsye nuk e ka miratuar asnjëherë raportin e saj me Albi Nakon.

Mes lotësh ajo tregoi si u detyrua të largohej nga shtëpia, pa lejen e tij për të nisur bashkëjetësen me koreografin e famshëm.

Advertisements

Pjesë nga biseda:Albi: Jam munduar ta mbaj diskrete si lidhje edhe për shkak të së shkuarës. Jam munduar ta jetoj këtë gjë në heshtje, por ne ishim përgatitur që do vinte ky moment. Familja e Dorisit nuk ishte dakort për rrugën e saj. Unë doja ta shkëpusja për shumë arsye nga famija e vet.

Nuk ishte një vajzë e rritur mirë për arsye ekonomike, dhe kjo ka ardhur te unë pa lejen e të atit. Kishim frikë nga reagimi i tij. Ai nuk e përqafonte idenë e një njeriu më të madh në moshë dhe një njeri të artit për vajzën e tij. Këto gjëra paragjykohet shumë këto gjëra.

Advertisements

Doris: Babi ka qenë shumë fantik dhe nuk pranonte bashkëjetesën. Mami e pranoi, por babit nuk ia thash. Ajo më dha bekimin e saj dhe mua kaq mu desh.

Albi: Ajo çka na mbeti peng ishte se në kohën e Covidit, Dorisit i vjen lajmi që babi i saj ishte i shtruar në spital. Dhe ne shkojmë për ta vizituar, pasi mund të vdiste. Dhe aty komunikon për herë të fundit të të atin, kuptohet ishte komunikim me sy. Ai ndërroi jetë dhe Doris nuk mundi që t’ia thoshte, edhe pse ai e dinte. Për një gjë jam i sigurt, po të njiheshim do të kuptoheshim shumë mirë bashkë.

Advertisements

Doris: Më ka ngelur peng që nuk hapa një rrugë komunikimi me të, si për baletin dhe si për Albin. Aty kuptova gabimin tim.

You may also like