“Dje festoi ditëlindjen, sot vdiq”, gjyshi i 15-vjeçarit flet me lot në sy: Kur ra nga kati pestë po bënte …

by editor

Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen tragjike të adoleshentit 15-vjeçar në qytetin e Aleksandhrupolis këtë të shtunë në Greqi.

Advertisements

Adoleshenti fatkeq humbi jetën, pasi ra nga tarrca e katit të pestë të pallatit ku banonte.15-vjeçari kishte shkuar në tarracë për të ndihmuar babanë e tij, i cili po kryente disa punime në soletë.

Advertisements

Vdekja e 15-vjeçarit ka tronditur komunitetin në qytet, ndërsa familja e tij është pikëllkuar nga humbja e papritur. Ndërkaq gjyshi i 15-vjeçarit ka folur për Star Tv .

Ai ka thënë se ndihet i shkatërruar nga vdekja e nipit, ndërsa zbuloi se adoleshenti humbi ekulibrin dhe ra në momentin që po bënte selfie me telefon.

15-vjeçari kishte ditëlindjen një ditë para tragjedisë

“Mbrëmë kishte ditëlindjen. Folëm, e urova në anglisht dhe në greqisht. Ai po qeshte, “gjyshi do të vij të të përqafoj, të të puth për fjalët e mira që më thua”, tha mes lotësh i moshuari.

You may also like