Bardhi: Do të jetë nëna e fëmijëve të mi! Sara: Kam takuar familjen e tij, më vjen keq…

by editor

Në primen e sotëm, Bardhi dhe Sara janë rikthyer në studion e Big Brother VIP.

Advertisements

Dyshja është shprehur për ditët e para së bashku jashtë shtëpisë më të famshme, teksa ka qenë Bardhi ai që ka marrë fjalën i pari.

Advertisements

“Mami është mirë. Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës e familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur.Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete… I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si e pamoralshme e shumë të tjera.

Moralin e saj e njoh, e kam zgjedhur me dëshirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Sara ka rrëfyer përjetimet në takimin e parë me familjarët e partnerit të saj.

“Më ka ardhur shumë keq për komentet. Kur kam shkuar në Kumanovë kam takuar familjen e Bardhit.

Ata ishin të ngrohtë dhe mikpritës. Më duan dhe më respektojnë dhe Bardhi bën shaka se i duket që më duan më shumë se ai”, tha ish-banorja e Big Brother VIP.

You may also like