“Kë ka mik…”/ Jo vetëm Olta Gixhari por edhe Ronaldo “thumbon” Luiz Ejllin pas hyrjes në “BBVIP”

by editor

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme Luiz Ejlli ishte i ftuari special në studion e “Big Brother VIP”, ku si fitues i sezonit të dytë komentoi edhe lojën e banorëve të këtij reality show.

Advertisements

Mirëpo hyrja në shtëpi e këngëtarit mesa duket nuk është pritur aspak mirë nga ish-banorët, ku një ndër ta është edhe Ronaldo Sharka.

Moderatori ka postuar një status në “Instagram”, përmes së cilit ka “thumbuar” Luizin.

Advertisements

“Sa kohë i duhet një ish-banori të dalë nga ‘Big Brother VIP’”?, shkruan Romeo.

Dy djemtë nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjerin, ku të shumta kanë qenë edhe përplasjet virtuale mes tyre.

Advertisements

Kujtojëm që edhe aktorja Olta Gixhari përmes një InstaStory e ka ironizuar Luizin, pas hyrjes në shtëpinë e “BBVIP”.

“Kush e mban në shtëpi këtë more zot. Kë ka mik”?, ka shkruar ish-banorja e “BBVIP”.

You may also like