I FUNDIT/ Gjendet i pa jetë një 50-vjeçar, zbardhen dyshimet e para

by editor

Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj sotme në banesën e tij në qytetin e Korçës.

Advertisements

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi N. I., rreth 50 vjeç.

Advertisements

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6 të qytetit juglindor, teksa viktima jetonte i vetëm në banesë.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like