Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura, Rama jep lajmin: Oficerët e këtij detashmenti u trajnuan dhe certifikuan në Turqi

by editor

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Dronët Bajraktar të Forcave të Armatosura, kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar, të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Oficerët, nënoficerët dhe ushtarë të këtij detashmenti, u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri, si pilotë, mekanikë, etj.

Advertisements

Postimi i plotë:

Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot

Advertisements

Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura.

Advertisements

You may also like