Evakuohet qendra tregtare, alarmi për bombë ‘ngre në këmbë’ policinë fqinje

by editor

Një telefonatë për alarmin e një bombe të vendosur në një qendër tregtare në Romë ka alarmuar policinë italiane.

Advertisements

Mediat fqinje bëjnë me dije se uniformat blu kanë mbërritur në qendrën tregtare Casel Bertone, duke bërë të mundur evakuimin e personave që gjendeshin brenda, të përfshirë gjithashtu staf dhe klientë.

Advertisements

Pas evakuimit, janë futur skuadrat e posaçme dhe po kryejnë kontrollet e nevojshme për të parë nëse bëhet fjalë për vendosjen e një bombe, apo alarmi ka qenë i rremë.

You may also like