Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Advertisements
Gazetari Piro Nase raporton se njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.
Advertisements
Në përplasja ka ndërruar jetë në vend një shoferja e njërës prej makinave të përfshira në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë.
Këta të fundit janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.