Janë identifikuar viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik në Tepelenë, ku katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Advertisements
Viktimat janë Ladi Bega drejtues i makinës Toyota, Lefteri Bega bashkëshortja e Ladi Begës, një grua e moshuar rreth 80-90 vjeç dhe Riza Rapaj.
Advertisements
Ndërsa të plagosurit janë Lavdie Meta dhe Jani Meta, të dy në gjendje të rëndë, që pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Gjirokastrës, u nisën drejt Traumës në Tiranë.
Në këtë aksident tragjik u përfshinë 3 automjete.
Makina tip ‘Benz’ mendohet se humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë dhe përplasi makinën ‘Toyota’ që udhëtonte në korsinë tjetër, kurse ‘BMW-ja’ goditi nga pas ‘Toyotën’.