Ambulanca e forca policie, momenti kur mbërrijnë të aksidentuarit në spitalin e Gjirokastrës (Video)

by editor

Një aksident tragjik me 4 te vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë bypassit të Tepelenës.

Advertisements

Fillimisht u raportua për një viktimë, pastaj për 3 dhe në fund policia zyrtarizoi 4 viktima.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa mësohet se në aksident janë përfshirë të paktën tre automjete. Në një njoftim të shkurtër për ngjarjen policia nuk jep ende emrat e viktimave teksa publikon pamje të përplases së automjeteve.

Advertisements

Ndërkohë Argjiroja.net sjell më poshtë pamje nga urgjenca e spitalit të Gjirokastrës, aty ku kanë mbërritur të aksidentuarit.

POLICIA E SHTETIT

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Advertisements

You may also like