Përplasja fatale, shihni si është bërë “Toyota e vdekjes” në Tepelenë (Video)

by editor

Një aksident tragjik me 4 te vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë bypassit të Tepelenës. Fillimisht u raportua për një viktimë, pastaj për 3 dhe në fund policia zyrtarizoi 4 viktima.

Advertisements

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.

Advertisements

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa mësohet se në aksident janë përfshirë të paktën tre automjete. Policia publikoi një njoftim paraprak për ngjarjen, foto të aksidentit dhe më pas një njoftim të dytë me identitetet e tyre.

Ndërkohë Argjiroja.net sjell më poshtë edhe pamje nga urgjenca e spitalit të Gjirokastrës, aty ku kanë mbërritur të aksidentuarit dhe gjithashtu pamje nga vendi i ngjarjes.

POLICIA E SHTETIT/ Njoftimi paraprak

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

POLICIA E SHTETIT/ Informacion shtesë

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like