Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, zbardhen detajet e para

by editor

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të Fierit.

Advertisements

Raportohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë është plagosur.

Advertisements

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.

You may also like