“Bejtja u mor në pyetje për Ervis Martinajn”, gazetarja e njohur zbulon detajet: Ai ka mbi 200 ditë i zhdukur, ka ngelur shumë pak për…

by editor

Gentian Bejtja, i cili mbeti i vrarë pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujës, është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Advertisements

Lidhur me këtë gazetarja Etleva Delia ka thënë për një emision televiziv se nuk ka ngelur asnjëri që t’i marrë hakun Martinajt, pasi të gjithë të afërmit e tij janë vrarë.

Advertisements

Sipas saj, Martinaj ka mbi 200 ditë i zhdukur dhe është e pamundur të ndodh diçka e tillë.

“Që nga atentati ndaj Brilant Martinajt po shikohet me prioritet. Ervis Martinaj po bën 200 e ca ditë i zhdukur, personat e tij të afërt u vranë përpara se ai të zhdukej, i fundit u vra ishte kushëriri i tij, Brilant Martinaj. Kanë ngelur shumë pak, për të mos thënë nuk ka ngelur njeri që të marri hakun e Ervis Martinajt. Nuk besoj të ketë një grupim personash sa të hap luftë grupeve aq të fuqishme sa për të zhdukur Ervis Martinajt”, tha Delia.

You may also like