“Të lumtë pushka!”, Einxhel Shkira i del në mbrojtje Egla Cenos: Ky është realiteti ynë i hidhur…

Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar u diskutua deklarata e Egla Cenos, në të cilën ishte shprehur se para 25 vitesh, kur kishte shkuar për të kërkuar punë në Top Albania Radio, pretendonte se e kishin ngacmuar seksualisht.

Advertisements

Lidhur me këtë deklaratë të aktores, ka reaguar Saimiri, i cili ka treguar se kjo çështje tashmë është në gjykatë.

Advertisements

Kur u vu në dijeni për situatën, Egla u shpreh gjatë ‘Prime-t’: Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Saimir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mirë, para se ta prenoncoj publikisht.

Një ndër personazhet publik që i ka dalë në mbrojtje Eglës është Einxhel Shkira, e cila e ka vlerësuar aktoren për guximin.

“Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë edhe bën por sot i them: “Të lumtë pushka”. Kjo që tha do guxim dhe mesa duket ky guxim nuk i mungon asaj as para gjithë botës. Ky është realiteti jonë i hidhur, që të bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme, por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”. Prova të cilat gjithmonë mungojnë se askush nuk niset me idenë se do ngacmohet në një takim pune dhe do ta ketë të nevojshme ta faktojë atë… E me këtë justifikim, gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka patur “guximin e budallait” të nxjerrë në sipërfaqe traumën e historisë së saj. Ndoshta e vërtetë, ndoshta gënjeshtër, ne nuk do e dimë kurrë se çfarë ka ndodhur, por çuditërisht gjithmonë gratë po gënjenkan. Për të fituar çfarë? Akoma nuk e dimë se çfarë interesi ka një grua të gënjejë që është ngacmuar, kur jo vetëm nuk fiton gjë prej kësaj por as nuk besohet, përkundrazi quhet imorale, mashtruese ose “me siguri e ka kërkuar vetë”. Kush dreqin gjen guximin të thotë “gënjeshtrën” e saj për të mos marrë asgjë në këmbim?”- shkruan Einxhel.