Gjykatësi britanik Michael Chambers ka dënuar me burg autorin e vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar Jetmir Pemaj, në 27 korrik të viti të kaluar në në Harrow Street, Whitmore Reans.
Advertisements
E gjitha ka ndodhur pasi Pemaj dhe bashkëkombasi i tij Franc Curri ishin duke ruajtur shtëpinë e barit, ndërsa janë sulmuar nga një grup hajdutësh dhe për pasojë humbi jetën 33-vjeçari dhe mbeti i plagosur miku i tij.
Advertisements
Një prej hajdutëve, është identifikuar si Lucious Winchester, 24 vjeç.
Winchester, mësohet se ka pranuar vrasjen e Pemajt si dhe plagosjen e Currit, dhe është dënuar me burg nga drejtësia vendase.
Gjatë dënimit, Gjykatësi Michael Chambers tha: “Të gjitha këto vepra lindin nga një incident që ndodhi në orët e para të 27 korrikut të vitit të kaluar kur ju ishit pjesë e një numri sulmuesish në një vjedhje të rëndë në Newhampton Road në Wolverhampton.Ky është një rast tjetër i një fabrike të krijuar kanabisi që çon në një konfrontim të dhunshëm mes dy grupeve rivale”.
Ai u identifikua pasi forca zbuloi se tre nga thikat e tij ishin lënë në zonë dhe oficerët e policisë e arrestuan atë dy ditë më vonë.