E pyeti Romeo, Erjola tregon për ndërhyrjen që ka bërë në gjoks: Kam hequr dhjamin nga barku dhe…

by editor

Gjatë një bisede me banorët në oborr, Erjola Doçi ka zbuluar për ndërhyrjen që ka bërë në gjoks. Moderatorja tregoi se ka hequr dhjamë në bark dhe e ka vendosur në gjoks.

Advertisements

Ishte Romeo Veshaj ai që e pyeti nëse ka bërë gjoksin dhe Erjola tha ‘po, ka 8 muaj’.

Advertisements

Romeo: Gjoksin e ke bërë?

Erjola: Kam shtuar një masë me dhjamë, e kam thënë

Romeo: Aaa me dhjamë

Françeska: Si me dhjamë?

Romeo: Mendova se ishte me proteza

Erjola: E hoqa këtu dhe e futa këtu

Françeska: Me vërtetë? Pse bëhet ashtu?

Erjola: Nuk e di ti

Françeska: Jo, nuk i di këto gjëra unë

Erjola: Po ja po ta them unë

Françeska: Domethënë nuk i ke false?

Erjola: Jo. Ngaqë u dobësova shumë, që mu thaftë goja që hëngra për së dyti, kisha një problem unë. Një numër bën diferencën. Ti më ke parë edhe në verë, unë kam pasur gjithmonë. Ka 8 muaj, por nuk e kam problem e kam thënë edhe publikisht. E kam rritur një masë.

Françeska: Unë pas gjidhënies jam petë

You may also like