Leka urdhër mbrojtje 1 vit nga ish-vjehrri, Gjergj Zaharisë i ndalohet të shkelë në Pallatin Mbretëror, do qëndrojë 100 m larg Princit
Advertisements
Princ Leka Zogu II ka marrë mbrojte ndaj Gjergj Zaharias, babait të bashkëshortes Elia, me të cilën është në proces divorci. Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka miratuar një vit urdhërmbrojtje për Princ Lekën, çfarë do të thotë se Gjergj Zaharia për këtë periudhë duhet të qëndrojë 100 metra larg ish-dhëndrit, dhe nuk duhet të shkelë në Pallatin Mbretëror dhe pse aty qëndron vajza e tij me mbesën.
Advertisements
Ky vendim u mor, pasi mbrojtja e Lekës, paraqitur në seancë, ekspertizën e Mjekësisë Ligjore, ku evidentohet dhuna fizike në trupin e princit. Ndërsa seanca për urdhrin e mbrojtës se Elias është shtyrë seanca për më 27 mars me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se mbrojtësit e saj nuk kishin sjellë provat që do të paraqisnin në gjykim. Seanca e mbajtur këtë të enjte vjen pas denoncimeve nga të dyja palët për dhunë fizike dhe kërkesave të bëra nga të dyja palët për urdhra-mbrojtjeje, të cilët gjykata ua dha dhe vendosi që të mos i afrohen njëri-tjetrit më shumë se 5 metra. Në media u publikua edhe një video e pretenduar e dhunës, ku dëgjoheshin të bërtitura dhe fyerje. Aty shikohet dhe babai i Elias, me një statujë në dorë, ndërsa e bija shfaqej agresive ndaj bashkëshortit të saj. Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajzë nga martesa e tyre, Xheraldinën, por prej disa kohësh jetojnë të ndarë, pasi kanë nisur procesin e divorcit.