Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Shijak. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15, është plagosur në këmbë Enidor Dedja, 36 vjeç, banues në Shijak.
Advertisements
Ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Arbër Hoxha, 30 vjeç, banues në Durrës. Po vijon puna për kapjen e tij.
Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti mes dy të rinjve, ndërsa më pas situata ka agravuar teksa 30-vjeçari ka plagosur me armë zjarri Dedjan dhe është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.