Konsumoi detergjentë larës, ndërron jetë e moshuara në QSUT, dyshohet me probleme të shëndetit mendor

by editor

Një 87-vjeçare ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte e shtruar në spitalin “Nënën Tereza”.

Advertisements

E moshuara kishte probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar detergjentë larës.

Advertisements

Njoftimi:

Ditën e djeshme, në spitalin “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasja H. C., 87 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, e cila ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi në banesë kishte konsumuar detergjent larës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

You may also like