Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, në Durrës.
Advertisements
Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin me inicialet D. N., 20-vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Advertisements
“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, sqaron policia.