17 vite të pandarë! Në përvjetorin e njohjes, Alban Skënderaj emocionon me dedikimin e ëmbël për bashkëshorten e tij(Foto)

by editor

Ndër çiftet më të pëlqyer në publik janë padyshim këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët jo pak herë dashurinë ndaj njëri-tjetrit e shprehin në sy të t1% gjithëve nëpërmjet rrjeteve sociale.

Advertisements

Ditën e sotme këngëtari i njohur ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshorten e tij përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, duke shkruar fjalët më të ëmbla për të, në 17-vjetorin e njohjes së tyre.

Advertisements

“17 vite sot nga dita që u njohëm! Muza ime e përjetshme“, ka shkruar Albani bashkangjitur postimit të tij.

Kujtojmë që Albani dhe Miriami kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2019-të, pas 12 vitesh bashkë.

Ceremonia u mbajt në Maldive, pranë vendit ku Albani i propozi Miriamit nën ujë. Ishte zhytja e tyre e parë në Oqeanin Indian dhe Miriami, qartazi, iu përgjigj me “po.”

Albani dhe Miriam janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

You may also like