“Ish i dashuri më ngacmon…”/ Zbardhet plagosja në Shijak, ja si nisi konflikti

by editor

Policia ka zbardhur të plotë plagosjen e ndodhur në një pikë servisi makinash një ditë më parë në Shijak. Blutë kanë vënë në pranga Albano Domin, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë.

Advertisements

Përfundimi i një lidhje 4-vjeçare me një vajzë nga ana e Albano Domit ishte shkak i shkëmbimit të zjarrit të premten në subjektin që tregtonte aksesorë makinash të premten në Xhafzotaj të Durrësit.

Advertisements

Nga shkrepja e armës mbeti i plagosur një i rastësishëm, punonjës i subjektit tregtar, 36-vjeçari Enidor Dedja.

Domi, pronari i “Auto Domi” kishte ngacmuar pak ditë më parë ish-të dashurën e tij, e cila ia kishte treguar të gjithë ngjarjen motrës së saj.

E motra, e cila bashkëjetonte me Xhejms Palodhin, i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, i ka treguar bashkëjetuesit të saj, se ish i dashuri vijonte t’i ngacmonte motrën.

Prandaj ai dhe Domi u takuan në Durrës të enjten në mbrëmje dhe nga debati me tone të larta të dy përfunduan duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Të premten, ditën dhe kur u regjistrua shkëmbimi i zjarrit, Palodhi mori me vete mikun e tij Arbër Hoxha dhe shkuan në Shijak me pretendimin për t’u sqaruar me Domin.

Sapo kanë hyrë në dyqanin e tij, ka nisur përleshja mes të treve, e cila ka vijuar me nxjerrjen e armës nga Arbër Hoxha, një plumb prej të cilit preku Enidor Dedjan, pa asnjë lidhje me konfliktin.

Hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në Durrës e arrestuan këtë të shtunë Domin, nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, pasi iu gjet në shtëpi edhe pistoleta që qëlloi në konflikt, ndërsa në kërkim u shpallën Xhejms Palodhi dhe Arbër Hoxha, nën akuzë për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

You may also like