Vatikan/ Papa nuk përfundon lutjen, Ati i Shenjtë shfaqet i lodhur, besimtarët të shqetësuar (VIDEO)

by editor

Papa Françesku u shfaq i lodhur në meshën e kësaj të diele në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan duke shqetësuar miliona besimtarë katolikë në mbarë botën për gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë.

Advertisements

Papa Francesku nuk lexoi lutjen që kishte përgatitur për meshën e të Dielës së Palmës që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit.

Advertisements

Para 60 mijë besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u shfaq me zë të lodhur, ndërsa arriti të shqiptojë pak fjalë dhe ato për sulmin terrorist në Moskë, të cilin Ati i Shenjtë e dënoi, si dhe për situatën në Ukrainë dhe Gaza.

Në fund të leximit të atit të shenjë u mbajt një moment heshteje. Kjo është hera e parë që një Papë nuk bën lutjen e të Dielës së Palmës.

“Lutjet e mia shkojnë për viktimat e sulmit terrorist të kryer mbrëmjen tjetër në Moskë… Mendimet e mia shkojnë gjithashtu tek Ukraina dhe Gaza. “Unë mendoj në një mënyrë të veçantë për Ukrainën e torturuar ku kaq shumë njerëz e gjejnë veten pa energji elektrike për shkak të sulmeve intensive ndaj infrastrukturës, të cilat, përveçse shkaktojnë vdekje dhe vuajtje, paraqesin rrezikun e një katastrofë humanitare. Le të mendojmë për Gazën që vuan kaq shumë”, tha Papa.

Në meshën e kësaj të diele në Vatikan ishin të pranishëm 30 kardinalë, 20 peshkopë dhe 350 priftërinjtë. Në sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur edhe 25 mijë besimtarë. Përgjatë viteve të fundit, Papa Francesku është përballur me një sërë problemesh shëndetësore.

You may also like