Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ekuador.
Advertisements
Kryebashkiakja më e re e Ekuadorit në bashkinë San Vicente,Brigitte Garcia, dhe një këshilltar, u gjetën të vrarë në një makinë këtë të dielë, tha policia në shtetin e Amerikës së Jugut, i cili është përfshirë nga një valë dhune, për cilën autoritetet fajësojnë trafikun e drogës.
Advertisements
Policia kombëtare njoftoi se po hetonte vdekjen e kryebashkiakes 27-vjeçare të qytetit San Vicente dhe këshilltarit të saj, Jairo Loor, pas zbulimit të trupave të tyre në provincën Manabi.
Të dy ishin qëlluar me armë zjarri, tha policia në një deklaratë. Zonja Garcia i përkiste Partisë së Revolucionit Qytetar të ish-Presidentit Rafael Correa, shkruan Reuters.
Përmes shkrimeve në rrjetin social X, zoti Correa dhe Luisa Gonzalez, kandidatja për presidente e partisë në zgjedhjet e fundit, e quajtën vrasjen e zonjës Garcias si një atentat.
“Sapo mora vesh se ata kishin vrarë kryebashkiaken tonë të San Vicente-s, Brigitte Garcia”, shkruante zonja Gonzalez në një postim në rrjetin social. “Nuk kam fjalë, është shokuese, askush nuk është i sigurt në Ekuador ASKUSH”.
Zonja Garcia është figura e fundit politike që vritet në Ekuador që nga vrasja gushtin e kaluar e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio.
Villavicencio, një kritik i zëshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar, u vra ndërsa po largohej nga një aktivitet fushate dy javë para zgjedhjeve.
Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e emergjencës në janar, mes një rritjeje të dhunës që pa burra të armatosur të pushtonin një stacion televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Noboa përcaktoi gjithashtu 22 grupe kriminale si organizata terroriste.
Gjendja e jashtëzakonshme u zgjat në fillim të këtij muaji. Në një deklaratë, qeveria e Noboas dënoi vrasjet dhe tha se po punonte me policinë dhe zyrën e prokurorit për të siguruar një hetim të shpejtë.
Qeveria tha se do të përforconte gjithashtu politikat e rendit publik derisa të arrinte sigurinë dhe paqen për të gjithë ekuadorianët.