“Zëri i Amerikës” jehonë arrestimit të Jorgo Goros: U arrestua pas aferës për llogari të bashkëshortit të Olta Xhaçkës

by editor

Arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goros, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Sipas një artikulli të “Zërit të Amerikës” (VOA), thuhet se kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua, nën dyshimet se përmes dokumenteve të falsifikuar ka lejuar regjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, bashkëshort i ish- ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.

Advertisements

Hetimet për këtë rast nisën pas një kallëzimi të bërë në muajin gusht nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i dënuar pak javë më parë nga Gjykata e posaçme nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Sipas kallëzimit, zoti Goro ka përcjellë për regjistrim në ish ZVRPP (Zyra vendore e regjistrimit të pronave të patundshme) Vlorë një AMTP ( Akt të marrjes së tokës në pronësi) në emër të një banori të Himarës (Foto Pavli Mëhilli) përmes procedurave dhe dokumenteve të falsifikuar. Ndaj Stavri Mëhillit, trashëgimtar i pronës, është lëshuar po ashtu, urdhër arresti, por ende i paekzekutuar deri në mbrëmje.

Advertisements

Ndërsa në arrest shtëpie kanë përfunduar dy zyrtarë të Kadastrës në Vlorë. Urdhër arresti në shtëpi është lëshuar dhe për Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës, në Bashkinë Himarë Jerasimo Bashi. Por dhe ky nuk është gjendur nga policia. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, pretendonte një seri falsifikimesh mbi sipërfaqen e denoncuar, që nga fakti që nuk i përkiste familjes Mëhilli, te regjistrimi i saj si truall, ndërkohë që ishte pjesë e fondit bujqësor. Sipas zotit Beleri “nr kadastral i parcelës i përcaktuar në AMTP, për sipërfaqen 5512 m2, konkretisht me nr 36/36/1 nuk përputhen me asnjë nga nr kadastrale të hartës kadastrale, në bazë të të cilës është bërë ndarja e tokës bujqësore dhe që pasqyron ngastrat dhe fondin e tokës bujqësore të kooperativës së fshatit Gjilek-Dhërmi në kohë, hartë që Bashkia Himarë e posedon”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, zoti Goro “në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Në bashkëpunim me Drejtorin e Bashkisë, Bashi, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

You may also like