Porta e shkatërruar, dëmtohet mjeti i parkuar! Pamjet nga shpërthimi me lëndë plasëse në banesën në Shkodër! Shtëpia e monitoruar me kamera

by editor

Panorama.al ka siguruar pamjet e dëmeve të shkaktuara pas shpërthimit me lëndë plasëse në portën e oborrit të një banese në Shkodër.

Advertisements

Porta është shkatërruar nga shpërthimi, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë murit rrethues të shtëpisë në pronësi të 62-vjeçares Frida Sala.

Advertisements

Sipër portës është vendosur edhe një kamera sigurie, që mund të ketë filmuar momentin kur autori/ët vendosën lëndën plasëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës në lagjen “Tom Kola” dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

You may also like