Burg vetëm në fundjavë, gazetarja zbardh detaje: Të rinjtë do të kenë mundësi që të ndjekin dhe shkollën

by editor

Duket se do të ketë disa ndryshime lidhur me mënyrën se si do të dënohen disa krime.

Advertisements

Në pjesën e përgjithshme të publikuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë përfshihet si risi, dënimi me burg gjatë fundjavës i të rinjve deri në 21 vjeç, për krime që kanë si dënim deri në 3 vjet heqje lirie.

Advertisements

Burgu i fundjavës nis të premten në orën 19 dhe përfundon të hënën në orën 9 të mëngjesit dhe zgjat aq sa fundjava kanë tre vite burg.

Gazetarja Rovena Cerka, në një intervistë televizive, u shpreh se ky ligj ende nuk është miratuar.

Sipas saj, në këtë mënyrë të rinjtë do të kenë mundësi që të ndjekin dhe shkollën.

“Ende nuk është miratuar. Janë studiuar dhe rastet pse të miturit i janë drejtuar kësaj rruge. Një nga elementët pozitiv që vuajnë dënimin në rrugën e Kavajës tashmë do të frekuentojnë dhe shkollën aty dhe deri në përfundim të dënimit të tyre diplomohen nga gjimnazet apo kurset që ata kryejnë duke mos u specifikuar se e kanë mbaruar këtë arsim nga një institucion i vuajtjes së dënimit. Duke marrë në konsideratë që dënimi do të bëhet në fundjavë do të thotë se ka një avantazh më tepër për fëmijët që do të jenë në gjendje të frekuentojnë shkollën në mënyrë normale”-tha ajo.

You may also like