Pritshmëritë ishin të larta, megjithatë fusha e blertë tregoi sërish se Shqipëria e ka tepër të vështirë, ndaj “gjigantëve” të futbollit evropian. Kësaj radhe, “Legjionarët” pësuan një tjetër humbje, të tretën që nga ardhja e teknikut Sylvinho, ku si kundërshtarë ishin “Vikingët” e Suedisë, me “skandinavët” që arritën fitoren 1 me 0, në “shtëpinë” e tyre, “Friends Arena”.
Advertisements
Dominimi i “Kuqezinjve” u pa qartë në fushën e blertë, megjithatë ndërhyrjet e suedezëve, shpeshherë të “favorizuara” edhe nga arbitri rumun, Marcel Bîrsan, ku në pjesën e parë nuk u akordua një penallti për tanët, me “bomberin”, Armando Broja, që shpërthen në krahun e djathtë të fushës dhe pengohet nga një prej kundërshtarëve, por gjyqtari nuk e vë re.
Advertisements
Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 62’-të, ku pas një neglizhence, të mbrojtjes sonë, “shtatlarti” suedez, Gustaf Nilsson kërcen më lart se të tjerër, për të dërguar në rrjetë një krosim fantastik të “yllit”, të Tottenham, Dejan Kulusevski, fillimisht duke i marrë avantazhin “Legjionarëve” e 30 minuta më vonë “vulosi” disfatën e radhës, të djemve, të Sylvinho.
Pas këtyre miqësoreve të marsit, performancat e të cilave ishin katastrofike, sidomos në sfidën e parë ndaj Kilit, tashmë Kombëtarja dhe veccanërisht teknikun Sylvinho kanë për detyrë, të përgatiten për kompeticionin më të rëndësishëm për përfaqësuese, në Evropës, Euro 2024, me sfidat e radhës, që do të jenë miqësoret ndaj Lihtenshtejnit e Azerbajxhanit, më 4 e 7 qershor.