Një grup që merrej me trafikimin e kokainës, është zbuluar nga autoritetet në Itali, dhe si rezultat janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Advertisements
Mediat vendase shkruajnë se banda është zbuluar në Rovigo, ku janë sekuestruar 25 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në pesë rrota djathi kaçkavall.
Advertisements
Raportohet se droga ishte transportuar me një kamper nga Holanda dhe kishte si destinacion Sardenjën. Sakaq mësohet se “koka” e grupit ishte një shqiptar i identifikuar si Erion Feimi, ndaj të cilit mësohet se është dhënë dënimi prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.
Ndërkaq, shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite e 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë. Të gjithë mund të apelojnë dënimet e tyre.