Duket se shtëpia e “Big Brother VIP3” nuk gjen dot qetësi, pasi debatet janë të shumta që me mëngjes. Sot, Egla Ceno, Julian Deda dhe Ilnisa Agolli janë zënë me Jetmir Salajn.
Advertisements
Ky i fundit nuk u është përgjigjur shumë me fjalë por ka zgjedhur një tjetër formë replike, atë me shenja e gishta si dhe duke imituar kafshët.
Advertisements
Teksa ndodheshin jashtë në oborr, Jetmiri në një moment po lëvizte me gishtin e mesit syzet që kishte vendosur.
“Hiqi syzet hiq dhe kapelën a je burrë, ti që mat burrërinë e të tjerëve. Kujdes me gishtin se s’dihet ku përfundon ai gishti që nxore, fillove me nxjerr gishtin e mesit?”, i thotë Juli.
Nga ana tjetër, Jetmiri bën sërish gjeste me duar.
“Jo me mua zemra ime se këto i kam kaluar para teje, më ke parë mua”, vijon duke i thënë Juli.