Pas gjithë bujës në rrjet, ja çfarë thotë Klea Huta për Romeon

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Advertisements

Ata e kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre në publik në vitin 2018, edhe pse në media përflitej që në vitin 2017 për një romancë të mundshme mes moderatores dhe këngëtarit.

Advertisements

Një deklaratë e Meritonit në BBV3 kundrejt Romeos, sikur ai ka ngacmuar gratë e shokëve është bërë virale në rrjet, duke bërë që të vërshojnë edhe thashethemet.

Mesa duket Klea ka vendosur të reagojë pas këtyre pretendimeve, duke treguar se Romeo është për të si një vëlla.

“Ne të duam vëlla. Mos ndalo”, ka shkruar ajo.

Edhe më herët, kur është përfolur për një lidhje mes Romeos dhe saj, Klea ka reaguar në të njëjtën mënyrë, duke kujtuar lidhjen e saj me Elgitin, mesa duket duke u mbyllur gojën thashethemeve të kota.