E rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në vendin e punës, e zënë poshtë materialet e ndërtimit!

by editor

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës.

Advertisements

Mësohet se 52-vjeçari humbi jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë, ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve.

Advertisements

Mediat italiane raportojnë se Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë.

Advertisements

Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim.

Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.

You may also like