Thellohet skandali në shëndetësi, KLSH zbulon megavjedhjen 845 milionë lekë, ja si koncensionari paguhet për punë të pakryera, koncesionet dhe lista e barnave vatër abuzimesh

by editor

Thellohet skandali në shëndetësi, ku abuzimet me fondet e taksapagueseve shqiptarë janë kthyer tashmë në trend. Kryeaudituesja e KLSH-së Selime Bregu, në tryezën e prezantimit të raportit, “Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor – A mbulon skema nevojat reale të kujdesit shëndetësor”, zhvilluar nga Shoqata Together for Life, në kuadër të projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia në Sektorin e Shëndetësisë” mbështetur nga NED- National Endowment for Democracy, solli në vëmendje problematikat kyçe të indetifikuar nga institucioni i KLSH-së. Problematika më e fortë mbeten koncesionet, njërit prej të cilëve i paguhen plot 845 milonë lekë për të mbuluar popullatën me kontroll mjekësor, për një punë të pakryer. “Ndër problematikat kryesore KLSH problematikat më të mëdha i ka konstatuar në koncesione. Duke filluar që nga fillesat e tyre, ka propozuar ndryshime në formulimin e kontratave të koncensioneve, të cilat edhe janë marrë edhe nuk janë marrë në konsideratë nga Fondi dhe të gjithë aktorët që përfshijnë fondi (Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Financave). Duke filluar që nga koncensioni i paketës bazë që mbulon popullatën me kontrollin mjekësor, ku është evidentuar problematika në radhë të parë ndaj rasteve të pakryera të cilat financohen totalisht nga buxheti i fondit dhe njëkohësisht përfitojnë TVSH, që do të thotë se shërbimi shëndetësor është i përjashtuar nga TVSH. Të dyja këto nuk janë korrigjuar ndër vite. Rreth 845 milonë lekë i paguhen koncensionarit, dhe për këto paketa që nuk realizohen është propozuar të financohet minimumi i tyre dhe shpenzimet fikse. Ne vazhdojmë dhe paguajmë për punë të pakryera.” Zonja Bregu shton se, përtej kontratave të partneritetit, janë analizuar dhe kontrata të tjera si sterilizimi, dializa, dhe ajo e analizave, që kanë të njëjtat problematika si chechk up, duke mos u shërbyer pacientëve mbi moton “Shëndet për të gjithë”.

Advertisements

Barnat

Advertisements

“Sa i përket listës së barnave përfshihet një gamë dhe pas një rregulloreje, ka që në 2021 që lista nuk indeksohet dhe nuk risillet një listë e re. KLSH ka evidentuar një sasi të konsiderueshme barnash të cilat nuk kanë konsum. Do të thotë që kjo listë duhet urgjent të përmirësohet dhe të rishikohen alternativat e reja, që i shërbejnë popullatës, kryesisht të sëmurëve me tumore.” Gjithashtu, kryeaudituesja Bregu u shpreh se në auditimet e performancës së kryera në spitalin Onkologjik dhe në disa rajone vihen re problematika të theksuara me regjistrin e pacientëve, ndonëse buxheti “trumbetohet” si historik. “Nuk ka të dhëna për të sëmurët, si kanë lëvizur, përditësimin e regjistrit, ka shumë problematika si tek onkologjiku, si tek FSDKSH dhe në tërësi. Kemi një tavan për shërbimet e rimbursimit, kjo vërtetët mund të jetë një mënyrë kontrolli, por nuk i shërben pacientëve, sepse duke u vënë një kufi shpenzimeve nuk mund të harxhojnë më shumë sesa aq. Por duke e rishikuar listën dhe duke futur alternativa të reja, duke e bërë më adekuate atëherë fondi do të mundësojë një listë të përditësuar që do të mund t’i shërbejë pacientit, si dhe duke përdorur me efektivitet fondet publike. Synimi ynë është monitorimi i skemës , të cilën në të vërtetë e marrim nga kontributet tona, por që buxheti të shkojë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, sepse nëse ne nuk i përditësojmë listën e barnave , paketat shëndetësore, apo rishikimet e kontratave koncensionare, kanë kaluar nga 2015 shumë vite që themi të njëjtën gjë dhe pavarësisht se FDSKSH pranon rekomandimet në mbi 90% nga KLSH, nuk vepron”, përfundon Bregu fjalën e saj.

You may also like