Ish-deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të reja nga radhët e Partisë Socialiste. Sipas tij, ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është në radhë për tu bërë “kurban” në emër të partisë.
Advertisements
Pas abuzimit me tenderat e bujqësisë, Murrizi aludon se ajo është e përfshirë edhe në rrjetet e narkotrafikut të drogës në Shqipëri.
Advertisements
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, ai u shpreh: “Së shpejti ndoshta deri për Bajram edhe prof. dr. e akademisë së dhenve dhe dhive Znj. Frida Krifca do ti bashkohet tufës së të arrestuarve të ditëve të fundit”.
Myslim Murrizi ironizon se mbledhjet e PS nuk do të bëhen më në lokalin që mban emrin e fshatit Xibrakë në dalje të kryeqytetit por në ambientet e burgut të Durrësit ose Fierit.
Në ambientet e këtyre institucioneve, qëndrojnë aktualisht funksionarët më të lartë politikë të PS me akuzat për shpërdorim detyre, përfshirje në tafikimin e lëndëve narkotike, etj.
Kujtojmë se ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shkarkua më asamblenë socialiste të shtatorit të vitit 2023, pas abuzimit me tenderat e AZHBR-ës. Shkarkimi i saj erdhi pasi delegacioni europian ndërpreu fondet për zbatimin e programit IPARD II, me arsyen se ka pasur abuzime nga ana e palës shqiptare.