Besi bën deklaratën e papritur pasi konfirmoi ndarjen nga Xhensila

by editor

Besi konfirmoi pak ditë më parë ndarjen nga Xhensila duke folur për herë të parë në Ferma VIP.

Advertisements

Por sot teksa Elsa Lila rrëfente momentet më të vështira të jetës së saj, që ishte arrestimi në Itali, Besi u ndal sërish tek ndarja e tij.

Advertisements

Ai tha se ai e ka ndier dhe po e ndien në lëkurë atë që ka përjetuar Elsa Lila nga mediat, pasi çfarë nuk po lexon për veten.

“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time. Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni. E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.

You may also like